
Një aksident ndodhi mbrëmjen e sotme në Sukth, një automjet tip Range Rover u përplas me një Citroen. Përplasja e fortë bëri që Citroeni të dilte nga rruga dhe të përfundonte brenda ambienteve të një lokali buzë rrugës, duke shkaktuar dëme edhe në strukturën e biznesit.
Raportohet se mbetën të plagosur tre persona, drejtuesi i Range Rover-it dhe dy pasagjerët e Citroenit, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet e paqartë. Range Rover-i po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa Citroeni i bardhë i ka prerë rrugën duke dalë nga një kryqëzim, çka ka sjellë përplasjen mes dy mjeteve.
Range Rover-i është larguar nga vendi i aksidentit me karrotrec, ndërsa automjeti i bardhë është lëvizur për të nxjerrë personat e lënduar.

