AKTUALITET /

EMRI/ Rrëzohet nga skela teksa punonte në një ndërtesë, ndërron jetë 70 vjeçari në Ersekë

Peçi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Rrëzohet nga skela teksa punonte në një ndërtesë,
Foto ilustruese

Një 70-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në punë në Ersekë. 70-vjeçari Dhimitraq Peçi ka qenë duke punuar në një palestër në bllokun nr.4 në Ersekë kur ka rënë nga nga skela.

Peçi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Versus.al

Poll