AKTUALITET /

Pamjet që e nxorrën “zbuluar”/Si ish-MISI ndihmoi grupin e Safet Bajrit për të vrarë Fatbardh Licin në Shkodër

Njëri prej mjeteve “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë ‘AA989TE’ është drejtuar nga Eria, e cila sipas SPAK, konfirmohet përmes komunikimeve që ajo ka pasur me Asmer Bilalin.

Shkruar nga Versus

Pamjet që e nxorrën “zbuluar”/Si ish-MISI ndihmoi grupin e

Për të kryer vrasjen e Fatbardh Licit, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, në shoqërinë e të dashurës së Safetit, Eria Aga, udhëtuan që në orët e parë të mëngjesit të 10 gushtit 2018 nga Tirana për në Shkodër.

Njëri prej mjeteve “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë ‘AA989TE’ është drejtuar nga Eria, e cila sipas SPAK, konfirmohet përmes komunikimeve që ajo ka pasur me Asmer Bilalin.

Me këtë makinë, Eria Aga ka udhëtuar në drejtim të Tiranës bashkë me Astmer Bilalin, që dyshohet se është qitësi në vrasjen e Fatbadh Licit, ndërsa kanë lënë në Shkodër Safet Bajrin.

Astmer Bilali, në makinën e vjedhur “Benz 220” ngjyrë gri ka qenë pasagjer, ndërsa drejtohej nga Safet Bajri.

Kjo makinë është filmuar në të gjithë itinerarin që ka vijuar që në ardhje para lokalit ku ishte ulur Fatbardh Lici, e deri kur është djegur.

Bilali, i veshur me të zeza, për të kryer vrasjen doli nga makina, qëlloi disa herë dhe u larguan me shpejtësi.

Një dëshmitar i tregoi policisë momentin kur është djegur makinën në Dobraç dhe më pas është larguar. Sipas tij personi ka qenë i maskuar, i gjatë dhe në dukje i ri, ndërsa në maskë kishte njolla të kuqe, me gjasa njolla gjaku.

Pas vrasjes, e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka ndihmuar Bilalin të largohet nga Shkodra në drejtim të Tiranës, me mjetin e drejtuar nga ajo.

Pamjet që e nxorrën “zbuluar”/Si ish-MISI ndihmoi grupin e Pamjet që e nxorrën “zbuluar”/Si ish-MISI ndihmoi grupin e  

Poll