AKTUALITET /

EMRI/ Vjedhja e 10 mijë eurove në bankën e OTP, zbardhet dëshmia e rojes së sigurisë: Ika në tualet dhe nuk e mbylla derën

Çullhaj ka deklaruar se ka qenë në banjë kur ka ndodhur grabitja e arkës së bankës

Shkruar nga Versus

EMRI/ Vjedhja e 10 mijë eurove në bankën e OTP, zbardhet

Është zbardhur sot dëshmia e punonjësit të sigurisë së bankës OTP, Fehmi Çullhaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pas vjedhjes në këtë degë një ditë më parë, të një sasie prej 10 mijë euro nga një person që përdori një armë lodër për të kërcënuar njerëzit.

Çullhaj ka deklaruar se ka qenë në banjë kur ka ndodhur grabitja e arkës së bankës.

“Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së bankës. Derën e bankës nuk e mbylla nga brenda, pasi kam harruar instiktivisht” dyshohet të ketë dëshmuar Fehmi Çullhaj, i cili është vënë në pranga nga Policia e Tiranës.

Referuar hetimeve të deritanishme, Çullhaj është vënë në pranga pasi ka lënë derën e bankës hapur dhe është larguar në tualetin e brendshëm, duke treguar kështu pakujdesi në orarin e punës, raporton gazetari Elton Qyno.

Për shkak të mungesës së rojes, autori i ngjarjes që vijon të mbetet i paidentifikuar ka hyrë lehtësisht në bankë me një kokore në kokë dhe teksa mbante në duar një armë lodër është drejtuar drejt sportelit të arkës.

Nga ku mësohet se ka marrë diku diku tek 10 mijë euro dhe është larguar sërish nga dera ku kishte hyrë.

Poll