AKTUALITET /

VIDEO/ “Nuk shitet toka jonë”, edhe Vlora ngrihet në protestë kundër projektit të Zvërnecit

Me parullat "Nuk shitet toka jonë”, "Toka jonë, e drejta jonë", qytetarët janë mbledhur në shesh duke kërkuar tërheqjen e qeverisë nga projekti turistik i Zvërnecit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Nuk shitet toka jonë”, edhe Vlora ngrihet në

Pas Tiranës dhe Durrësit, dhjetëra të rinj e qytetarë me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një marshim në rrugët e qytetit.

Ata kërkojnë anulimin e projektit turistik dhe ndalimin e zaptimit të pronave të tyre.

Me parullat "Nuk shitet toka jonë”, "Toka jonë, e drejta jonë", "Cili je ti more burrë, që kërkon të mbulosh m...me sh", qytetarët janë mbledhur në shesh duke kërkuar tërheqjen e qeverisë nga projekti turistik i Zvërnecit.

Protesta kundër Zvërnecit ka bërë bashkë qytetarë të shumtë jo vetëm brenda vendit por dhe jashtë saj.

Diaspora ka lajmëruar se do të zhvillojë protesta në kryeqytete të ndryshme të botës, atje ku ka shqiptarë.Versus.al

 

 

Poll