
Nuk kanë munguar në protestën qytetare kundër projektit të Zvërnecit, as fëmijët të cilët të shoqëruar nga prindërit e tyre i janë bashkuar marshimit deri në mbylljen e tij.
Një moment prekës u shënua këtë mbrëmje në protestën që po mbahet para Kryeministrisë, ku një vajzë e vogël teksa shtrëngonte të jatin që mbante fjalim para protestuesve, mes lotësh thërriste “Poshtë diktatura”.
Babë e bijë kanë bërë gjithashtu thirrje simbolike gjatë protestës, mes të cilave “Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel” dhe “Poshtë diktatura”, si mesazh drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në mbrojtje të natyrës dhe biodiversitetit.
Pamjet nga protesta janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke tërhequr vëmendje për momentet emocionale të krijuara gjatë tubimit.

