AKTUALITET /

Era e fortë rrëzon pemët në Shkodër, bllokohet rruga në lagjen e Rusit

Ndërkohë gjatë natës ka patur rënie intertesh në segmentet Fushë Arrëz-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë.

Shkruar nga Versus

Era e fortë rrëzon pemët në Shkodër, bllokohet rruga

Shkodër- Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erës së fortë gjatë natës, që prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, rruga e Rusit ka mbetur e bllokuar.

Shkak është bërë rrëzimi i një peme në këtë segment rrugor. Deri në pastrimin e rrugës, qarkullimi është devijuar.

Era e fortë rrëzon pemët në Shkodër, bllokohet rruga

Punonjësit e Ndërmarrjes të Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë duke bërë prerjen e pemëve me sharrë elektrike për të liruar rrugën. Problematika gjatë natës ka patur edhe në Fushë Arrëz ku janë raportuar rënie inertesh në segmentet rrugore Fushë-Arrëz – Fierzë dhe Fushë-Arrëz – Iballë. Versus.al

Poll