AKTUALITET /

“Erdhi me një Range Rover, i fola rëndë”, Alibej tregon përplasjen me Suel Çelën: Ishte dhe Sokol Sanxhaktari me të

Shkruar nga Versus
“Erdhi me një Range Rover, i fola rëndë”, Alibej
Erion Alibej, Suel Çela

Gjatë dëshmisë së tij ‘maratonë’ në GJKKO, Erion Alibej rrëfeu një episod të konfliktit me tij me të shumëkërkuarin Suel Çela për të cilin u shpreh më herët se e njihte që në kohën e fëmijërisë.

Ai tha se në qytet kishin dalë zëra sikur Suel Çela kishte paguar një person për të plagosur dajën e tij. Ndërsa në një moment kishin rastisur me këtë të fundit i cili qarkullonte me një makinë Range Rover.

Alibej zbuloi më tej se Suel Çela i mblodhi në shtëpinë e tij për t’u thënë se Hajdar Çopja i bënte fajtorë për humbjen e një ngarkese droge.

“Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person me plagos dajën tim. Sueli eshte marre gjithmon me aktivitet kriminal, përvec se me drogë dhe ne kete periudhe kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapëm i fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Pasi erdha ne Shqipëri, ishim tek lokali dajës, kaluan me range rover Sueli i ati tij dhe Sokol Sanxhaktari, Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit, hajde pak tek tregu, i thash Suelit s’ke turp që drejton gishtin, i fola rondë, doli Sokol Sanxhaktari m’tha o Erion ca po flet, ishte koha që ky merrte njerëz i dhunonte te tregu, shkuam tek shpia Suelit ishte dhe e ëma vet aty, pasi u ulëm Sueli i tha Endritit na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishin për një ngarkese, dhe na e kan ba ca rumun që janë të Hajdar Çopes, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe per këtë doja të pyesja. Endriti qeshi ironikisht dhe i tha s’kam lidhje me kete pun. Ndërhyri Sokoli Sanxhaktari dhe i tha Suelit “ ha e dak a të thash që ata quksat për Çopjat. Shkova takova të emën e Suelit, u përlot më perqafoi, se kam pas shku te shpia kur sueli ishte në burg në Itali.”- dëshmoi Alibej. Versus.al

Poll