Live Updates /

“Suel Çelën dhe Çopjat i njihja që fëmijë”, Erion Alibej rrëfen si nisi krisja mes bandave të Elbasanit: Intriga për plagosje e kokainë

*Në gjykatën e posaçme u mbajt sot seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” ku dëshmoi për herë të parë i penduari tjetër i drejtësisë Erion Alibej, nën akuzë për vrasjen e dy personave. *Fillimisht në gjyq foli i pandehuri Petrit Qoli i cili u ankua për faktin se prej 3 vitesh mbahet në paraburgim dhe nuk i ka parë prej kohësh mbesat e tij të vogla. *Ndërsa më tej, Erion Alibej zbuloi se në vitin 2020 ishte takuar për herë të parë me Nuredin Dumanin të cilit i kishte dhënë një iphone 6 me skyecc dhe 50 mijë euro paradhënie për vrasjen e Talo Çelës për të cilin dyshonte se i kishte vrarë vëllain në 2018-ën në masakrën e Bradasheshit. *Ai tregoi sesi e nisi aktivitetin kriminal të trafikut të drogës që kryesohej nga vëllai i tij Endrit Alibej në Itali dhe Holandë. Më pas rrëfeu se me Çopjat të cilët i dyshon si porositës së vrasjes së vëllait të tij, kishin marrëdhënie të mira bashkëpunimi në aktivitetin kriminal. *Madje rrëfeu sesi kishte marrë vesh që Hajdar Çopja e kryente trafikun e kokainës nga Anglia drejt vendeve të tjera duke përdorur kuajt. Shkak për krisjen mes tyre u grabitja e një ngarkese prej 50 kg kokainë për të cilën Çopjat dyshonin tek ai dhe vëllai i tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në gjykatën e posaçme u mbajt sot seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” ku dëshmoi për herë të parë i penduari tjetër i drejtësisë Erion Alibej, nën akuzë për vrasjen e dy personave. *Fillimisht në gjyq foli i pandehuri Petrit Qoli i cili u ankua për faktin se prej 3 vitesh mbahet në paraburgim dhe nuk i ka parë prej kohësh mbesat e tij të vogla. *Ndërsa më tej, Erion Alibej zbuloi se në vitin 2020 ishte takuar për herë të parë me Nuredin Dumanin të cilit i kishte dhënë një iphone 6 me skyecc dhe 50 mijë euro paradhënie për vrasjen e Talo Çelës për të cilin dyshonte se i kishte vrarë vëllain në 2018-ën në masakrën e Bradasheshit. *Ai tregoi sesi e nisi aktivitetin kriminal të trafikut të drogës që kryesohej nga vëllai i tij Endrit Alibej në Itali dhe Holandë. Më pas rrëfeu se me Çopjat të cilët i dyshon si porositës së vrasjes së vëllait të tij, kishin marrëdhënie të mira bashkëpunimi në aktivitetin kriminal. *Madje rrëfeu sesi kishte marrë vesh që Hajdar Çopja e kryente trafikun e kokainës nga Anglia drejt vendeve të tjera duke përdorur kuajt. Shkak për krisjen mes tyre u grabitja e një ngarkese prej 50 kg kokainë për të cilën Çopjat dyshonin tek ai dhe vëllai i tij.

8 Postime
1 DITE ME PARE

"Shyqyr s’ke qenë në makinë"/ Si u tall Suel Çela me Alibejn pas i vrau vëllain

“Suel Çelën dhe Çopjat i njihja që
I penduari i drejtësisë, Erion Alibej dhe trafikanti, Suel Çela

Një detaj edhe tronditës nga rrëfimi i të penduarit të drejtësisë hedh dritë mbi mënyrën sesi Suel Çela, një nga personazhet kyç të botës së krimit në Elbasan, u tall me Erion Alibejn pas masakrës së trefishtë ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Endriti dhe dy të afërm.

Sipas dëshmisë së dhënë, pasi familjarët e Alibejt u ekzekutuan, vetë Suel Çela i ka shkuar pranë, i shoqëruar nga njerëz të tij të afërt dhe të armatosur, përfshirë edhe të njohurin “Nino”. Në një bisedë që për të penduarin ka qenë poshtëruese, Sueli i ka thënë me ironi:
“Rri i qetë se do dali e vërteta, shyqyr që s’ke qenë dhe ti në makinë.”

Lëvizja e Suel Çelës nuk ka qenë e rastësishme. Alibej informohej nga njerëz të tjerë përreth në Elbasan se vëllanë ia kishte vrarë Suel Çela, mirëpo thotë i penduari i drejtësisë, s’u besoja këtyre pretendimeve.
“Edhe pse më vinin fjalë për vëllezërit Çopja, nuk i besoja. Në analizat e mia vetëm problemi me Xhoni Rustën më dilte,” tha ai.

Pas ngjarjes së rëndë, ndërsa ishte ende në kërkim, Alibej është kontaktuar nga policia për të bashkëpunuar.
“Drejtori i Elbasanit ishte Altin Qato. Më erdhën policët në ditën që po përcillja familjarët në banesën e fundit. Ishte edhe Niko Brahimaj nga Krimet e Rënda. Më premtuan se do më lironin për të qenë pranë familjes nëse bashkëpunoja.”- tha ai.

Por Alibej refuzoi asokohe, sepse ai e dinte mirë që një nga oficerët ishte i lidhur me Suel Çelën.
“Kur pashë që shefi i komisariatit ishte aty, i thashë nuk e dua këtë këtu – dhe e nxorën jashtë. Kur mbarova, i thashë atij shefit të komisariatit që nxorën jashtë: ‘Bën mirë të ikësh nga ky qytet’.”- tha ai. Versus.al

1 DITE ME PARE

I vranë vëllanë, Alibej rrëfehet në sallën e gjyqit: Qanë dhe më hodhën lekë në varrim

“Suel Çelën dhe Çopjat i njihja që
Endrit Alibej

Një rrëfim i ri nga një i penduar i drejtësisë ka nxjerrë në dritë një nga episodet më makabre të botës së krimit në Shqipëri: atentatorët që morën pjesë në eliminimin e Endrit Alibejt, jo vetëm që morën pjesë në ceremoninë mortore, por edhe derdhën lot mbi varrin e tij dhe hodhën 50 euro.

“Rreth atyre i ditëve më është përmend emri i Çopjave. Ma ka përmend Sokol Sanxhaktari, që më tha se atentatin ia kanë bërë Talo Çela dhe Dari për Hajdar Çopjen. Ditët e para, kur ende nuk e kisha përcjellë në varreza vëllain, Franc Çopja dhe Hajdar Çopja i kisha aty poshtë shtëpisë. Të gjitha bisedat e tyre lidhnin ngjarjen me Suel Çelën. Për më tepër, ata kanë qarë në varrimin e vëllait tim,” deklaron i penduari.

Sipas hetimeve, Franc Çopja kishte shkuar për ngushëllim në familjen Alibej, një lëvizje që nga autoritetet dyshohet se kishte për qëllim të humbte gjurmët dhe të zhvendoste dyshimet. Madje, gjatë bisedave me anëtarë të organizatës, Franc Çopja e ka përmendur këtë vizitë me ironi dhe tallje. Versus.al

1 DITE ME PARE

Masakra e Peqinit, Erion Alibej rrëfen si ia vranë vëlla: Më thanë vetëm Suel Çela i bën këto masakra

“Suel Çelën dhe Çopjat i njihja që
Erion Alibej dhe Suel Çela

I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka dhënë një dëshmi tjetër të detajuar lidhur me natën e masakrës së ndodhur më 29 dhjetor 2018 në Peqin, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Endrit Alibej. 

Para togave të zeza ai tregon se Endriti kishte ardhur në Shqipëri më 17 dhjetor për një sebep familjar dhe ndodhej në Tiranë me miq, përpara se të nisej për Peqin. “Unë po çoja disa dhurata fundviti te një mik notar, kur dëgjova zërin e nuses sime në telefonin e Besmir Lalës – unë nuk mbaja telefon se isha në kërkim,” thotë Alibej.

Pak më pas, një makinë tip X6 e bardhë iu afrua, që ai thotë se i përkiste Mikael Qosjes, dhuratë nga Franc Copja. “Besmiri më tha se i kishin qëlluar Endrit Alibej. Mikaeli ishte me Ervis Copjan. E pyeta nëse kishte ‘heker’ për armë, më tha jo. U nisa menjëherë për në vendngjarje.

Sipas tij, grupi ishte ndarë në dy makina – gratë veç, ndërsa Andi, një shtetas turk dhe xhaxhai ishin në një tjetër. “Isha i pari që shkova. Nuk kishte njeri, as polici. Gjithmonë ka patrullë aty. Gjeta nënën, tezen, motrën, kalamajt që ulërinin,” përshkruan ai momentin tragjik. “E kapa Endritin, më dukej i ngrohtë, por kishte shumë plumba. Erdhi policia dhe ambulanca, por ndërroi jetë në spital.”

Ai shton se më pas në shtëpi mbërritën edhe anëtarë të familjes Çapja, përfshirë Florencin dhe Bledar Muçen. “Dola dhe i ngjova. Bledari më tha: ‘Ia kisha thënë Andit të bënte kujdes, por s’më dëgjoi.’ E pyeta: ‘Nga kush?’ M’u përgjigj: ‘Vetëm Suel Çela bën këto masakra.’”- tha ai. 

Vrasja e trefishtë, ku u vra Endrit Alibej, më 29 dhjetor 2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ka rezultuar nga hetimi se është kryer nga organizata kriminale "Çopja" dhe qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me zotërimin e tregut të kokainës dhe krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm në trafikun e drogës, shtetas të huaj edhe shtetas shqiptarë, të cilët kishin influencë dhe kredite në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainësVersus.al

1 DITE ME PARE

Vijon seanca në GJKKO/ Erion Alibej rrëfen përplasjet me Xhoni Rustën dhe plagosjen në 5 Maj: Më provokuan, e qëllova

“Suel Çelën dhe Çopjat i njihja që

Në një dëshmi tronditëse, Alibej rrëfen periudhën pas kthimit nga Anglia në fillim të vitit 2018, kur ndodhej nën presion dhe ndiqej nga individë të njohur të botës së krimit. “Kisha një Audi gri që e përdorja edhe vetë, por edhe të afërmit. Më thoshin se me këtë makinë na ndiqnin,” shprehet ai.

“Në Angli qëndrova deri në fillim të vitit 2018. U ktheva përfundimisht në Shqipëri. Kisha një Audi gri që e përdorja edhe vetë, por ia lija edhe të afërmve. Më thoshin: "Me këtë makinë na ndjekin." Një herë, kur po dilja me familjen, vura re që më ndiqte Xhoni Rusta. Ne e kishim mbyllur këtë histori. Një ditë shkova te lagjja "5 Maji", më ndiqte një Audi e bardhë. Kisha edhe armë për vetëmbrojtje. Ishin katër veta në atë makinë. Më parakaluan dhe më provokuan duke u afruar. Unë e qëllova nga pas dhe e plagosa. Nuk e kisha më faj. U shpalla në kërkim. Në fakt, isha në kërkim edhe kur ndodhi ngjarja e 29 dhjetorit 2018.”- tha ai. Versus.al

1 DITE ME PARE

“Erdhi me një Range Rover, i fola rëndë”, Alibej tregon përplasjen me Suel Çelën: Ishte dhe Sokol Sanxhaktari me të

“Suel Çelën dhe Çopjat i njihja që
Erion Alibej, Suel Çela

Gjatë dëshmisë së tij ‘maratonë’ në GJKKO, Erion Alibej rrëfeu një episod të konfliktit me tij me të shumëkërkuarin Suel Çela për të cilin u shpreh më herët se e njihte që në kohën e fëmijërisë.

Ai tha se në qytet kishin dalë zëra sikur Suel Çela kishte paguar një person për të plagosur dajën e tij. Ndërsa në një moment kishin rastisur me këtë të fundit i cili qarkullonte me një makinë Range Rover.

Alibej zbuloi më tej se Suel Çela i mblodhi në shtëpinë e tij për t’u thënë se Hajdar Çopja i bënte fajtorë për humbjen e një ngarkese droge.

“Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person me plagos dajën tim. Sueli eshte marre gjithmon me aktivitet kriminal, përvec se me drogë dhe ne kete periudhe kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapëm i fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Pasi erdha ne Shqipëri, ishim tek lokali dajës, kaluan me range rover Sueli i ati tij dhe Sokol Sanxhaktari, Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit, hajde pak tek tregu, i thash Suelit s’ke turp që drejton gishtin, i fola rondë, doli Sokol Sanxhaktari m’tha o Erion ca po flet, ishte koha që ky merrte njerëz i dhunonte te tregu, shkuam tek shpia Suelit ishte dhe e ëma vet aty, pasi u ulëm Sueli i tha Endritit na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishin për një ngarkese, dhe na e kan ba ca rumun që janë të Hajdar Çopes, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe per këtë doja të pyesja. Endriti qeshi ironikisht dhe i tha s’kam lidhje me kete pun. Ndërhyri Sokoli Sanxhaktari dhe i tha Suelit “ ha e dak a të thash që ata quksat për Çopjat. Shkova takova të emën e Suelit, u përlot më perqafoi, se kam pas shku te shpia kur sueli ishte në burg në Itali.”- dëshmoi Alibej. Versus.al

1 DITE ME PARE

Nga aleatë në armiq, Alibej rrëfen si nisi krisja me Çopjat: Në Angli e kalonin kokainën me kuaj! Sueli u vodhi 2 kg në Itali

“Suel Çelën dhe Çopjat i njihja që
Vëllezërit Endrit dhe Erion Alibej, Suel Çela, Hajdar Çopja

Në një rrëfim të gjatë, i penduari i drejtësisë Erjon Alibej ka treguar të gjithë rrjedhën e përfshirjes së tij në grupe kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe nisjen e konfliktit me vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja të cilët dyshohen si ekzekutorët e vëllait të tij Endrit Alibej.

Alibej zbuloi mes të tjerash edhe njohjen me të shumëkërkuarin Suel Çela për të cilin madje tha se në Itali u kishte vjedhur Çopjave 2 kg kokainë. Ai tregoi sesi ishte dënuar padrejtësisht në Itali nën akuzën e grupit kriminal me të vëllain pavarësisht se ende nuk ishte përfshirë në fushën e trafikut të drogës.

Më pas rrëfeu se u zhvendos në Angli ku falë dokumenteve greke të siguruara nga Çopjat, kishte arritur të kryente trafik të madh kokaine. Alibej dëshmoi gjithashtu sesi Çopjat kryenin trafikun e drogës nga Anglia drejt shteteve të tjera duke përdorur kuaj.

Rrëfimi i Alibejt:

Dënimi në Itali dhe takimi me vëllain e tij dhe Çopjat

Vij nga një familje ku babi na la të vegjël pasi vdiq, jemi familje e respektume ne qytet, ishte vllai që emigroi në fillim në Greqi, pastaj në Itali, nga 2006 deri në 2018, është marrë me punë të paligjshme trafikant droge, un s’u përzieva u kujdesja per familjen se kisha nënën e sëmurë, Endriti eshte marrë vetëm me drogë, në 2009 shkoi në Hollandë, vëllai im ishte 2 vjet më i madh, unë në 2010-tën shkova në Itali me mar ilace për 2 javë, Endritin e kërkonte Italia gjate kësaj kohe, diten e fundit që do kthehesha më arrestoi policia dhe u denova 3 vite e 4 muaj sikur isha pjesëtar i grupit megjithëse s’kisha lidhje, pasi u lirova ne 2012-en Endriti ishte serish ne Hollande dhe më dërgoi një vajzë që me mori, shkova në Rotherdam, e gjeta me Hajdar Copjën, njohje e hershme, më tha Endriti donte ta ndihmonte se sa kishte ardhur në Hollande sa te gjente nje shtëpi

Endriti kishte shumë lidhje edhe me shtetin në Hollandë, të gjithë donin te punonin me të. Kam patur shoqëri me Suel Çelën, Hajdar Çopjan e njihja familjarisht, Elbasani është i vogël njihemi që femijë. Ne s’kemi pas probleme apo ti kemi hyrë në hak dikujt, vetëm se na kanë pas borxh.

Endriti kishte baze dhe ne Angli, un kisha shumë kohe pa fol dhe e taku Suel Çelën për shkak të një hatërmbetje në lidhje me Arjan Spahiun per trafikun e Droges. Një ditë më tha endriti po vjen tek shtepia sueli me sokol sanxhaktarin, un nuk doja ti takoja, Sueli e filloj hershëm trafikun në Itali ku dhe u arrestua, në Itali Sueli i vodhi Hajdar Çopjas 2 kg kokaine, Sueli shoqërohej me Klodian Çopjan që Hajdari e kishte kushëri te dytë.

Zhvendosja në Angli dhe bashkëpunimi me Çopjat

Këmbengula të ikja në Angli për të punuar sepse Endriti kishte borxhe dhe doja ta ndihmoja ti lante, shkova me kamion, në fillim ndenja tek xhaxhai Arben Dylgjeri, se kishte idenë ca pune do bëja, kisha mundësi të furnizohesha dhe shitja kokainë por hasa veshtirësi për shtëpi, Hajdar Çopja bënte transport me kuaj rrugë shumë e sigurt, nga Gjermania bëhej nisej deri në Belgjikë e Hollandë.

Në Angli shkova dhe tek shtëpia Franc Çopjas rrinte ne Totenham, e kontrollonte punen me telefon, shkova te një agjenci për shtëpi e mora dhe fillova të punoj shumë mir, arrita te laj një borxh shumë te madh që kishte Endriti në atë kohe, punën e ngrita të mirë dhe te madhe saqe rashë në sy dhe po mu permente emri, ishte kohë krize se skishte shumë mall po kapeshin shumë dërgesa, punova me shumë shqiptar atje, i pari që bashkepunova atje ishte nje Ylli nga Rrogozhina dhe Klodi nga Durrësi.

Kapja e ngarkesës së drogës së Çopjave

Në Angli pas disa kohesh erdhi nje Ilir Lloshi që bente organizimin e punës për Hajdar dhe Franc Çopjën, me tha qe Franc Çopjas i ndodhi një problem me transportin e kuajve të drogës, ju kap një ngarkesë. Bëra dokumenta te falsifikuara greke me emrin Kristadhio, me ndihuan Çopjat.

Vazhdova punen fuqishem me shitjen e kokaines ne Angli, dua te shpjegoj se eshte e paverte që lufta ka nis për nje ngarkesë prej 50 kg droge, Ilir Lloshi eshte shok femirije i hajdar copjas, me coi nje sms dhe me tha dua te takoj se jam shumë keq, më tha qe jam te shpia një djali qe quhej Foksi, dhe ky shok femirie i Hajdar Çopjas, Ilir Lloshi më coi foto ishte me sy te nxirë e kishin goditur, shkova tek shtepia e Foksit, dhe me tha desh më vranë, i shpëtova nga duart anglezve, i thash të paskan masakru, më tha qe erdhi nje ngarkese prej mbi 50 kg e ca kokaine Francit, un me kta copjat s’po flisja më në kete kohe, më tha qe kjo ngarkesë ishte grabitur, kishte shkuar policia tek shpia ku mbahej, e mora 2 javë këtë Ilirin në shtëpi, me shpjegoi se franc copja kishte nje ortak anglez, morëm vesh se në shtepinë ku mbahej droga kishin lidh një djal nga Elbasani dhe kishin marr çfarë kishin gjetur. Versus.al

1 DITE ME PARE

“Hapa fjalë se jepja 200 mijë euro kush ma sillte Talo Çelën të gjallë”, Erion Alibej rrëfen njohjen me Nuredin Dumanin

“Suel Çelën dhe Çopjat i njihja që
Talo Çela (në kërkim), të penduarit e drejtësisë Erion Alibej dhe Nuredin Dumani

Erion Alibej, i arrestuari për porositjen dhe organizimin e 2 vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljaro Ramazani dhe Regis Runaj, ka dëshmuar për herë të parë sot në GJKKO për dosjen ‘Plumbi i Artë’ në cilësinë e të penduarit të drejtësisë.

Ai e nisi rrëfimin e tij duke treguar sesi ishte njohur me vrasësin me pagesë Nuredin Dumani dhe sesi i kishte dhënë 50 mijë euro paraprakisht nga 100 mijë euro të ofruara prej tij për të vrarë të shumëkërkuarin Talo Çela pasi e akuzonte këtë të fundit për vrasjen e vëllait, Endrit Alibej dhe të daajës Arben Dylgjeri në masakraën e Bradasheshit në 2018-ën.

“Më 29 dhjetor të vitit 2018, në një atentat që ne si familje e quajmë ‘kamikaz’… (ndërpritet nga avokatët e të pandehurve të tjerë). Me Nuredin Dumanin jam njohur pasi u lirova nga paraburgimi i Elbasanit, nga fillimi i vitit 2020. Arjan Spahiu kishte kontakt me anë të një personi të quajtur ‘Fati’. Kam qenë përdorues i aplikacioneve ‘EncroChat’ dhe ‘Sky EÇ’. Arjani më tha që Nuredin Dumani kishte kërkuar vetë të takohej me mua, sepse gjatë kësaj periudhe kisha përhapur fjalë në rrugë apo në shoqëri, se për Talo Çelën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë euro për këdo që ma sillte të gjallë. Kjo gjë i kishte shkuar në vesh Dumanit.

Për Nuredinin bëra kërkime, kisha çdo informacion. Erdhi te pallati, në një shtëpi me qira që kisha marrë për djemtë e dajës tim. Qëndroi për 2 orë e 48 minuta. E regjistrova bisedën me Nuredin Dumanin. Më shpjegoi se kishte dëgjuar që kërkoja Talo Çelën dhe më tha se në dijeni për këtë ishin edhe Festim Qoli. I thashë: ‘Ok’, dhe më pas nisa bisedën duke i shpjeguar kush janë ekzekutorët e familjarëve të mi” – dëshmoi Alibej.

Më tej tregoi sesi e kishte mësuar Nuredin Dumanin të përdorte Sky Ecc pasi ishin takuar.

“Unë i tregova internerarin e makinës që ishte qëlluar nga të dyja anët, më tha ka qenë dhe një Dorjan Shkoza dhe ka qenë me makinë tjetër dhe ka zbrit duke qëllu tek ana tjeter, Nuredini kishte hall se Dorjan Shkoza po e ndiqte atë dhe dashnorin me e ekzekutuar, Dumani më tha se kishte probleme vetë me ata, un i thash me intereson vetem Talo Çela, unë e dija që financuesit e urdhëruesit ishin në Dubai, vellezerit Çopja miq të hershem tonët.

Dumani më tha se Talo Çela shkon shumë dhe me Festim Qolin, me tha që për vrasjet unë marr gjysmat e lekëve, e pashë që nuk kishte telefon të enkriptum, i shpjegova Arjanit që Nuredini ska sky ecc, dhe i dhash nje iphone 6 që kishte të instaluar sky ecc, i dhashë 50 mije euro, e mësova dhe si përdoret sky ecc”-shtoi më tej Alibej. Versus.al

1 DITE ME PARE

DOSJA ‘Plumbi i Artë’/ Petrit Qoli në gjykatë: Më mirë 10 Nuredin Dumani në Dubai se i pafajshëm në burg

“Suel Çelën dhe Çopjat i njihja që
Nuredin Dumani

Petrit Qoli, i akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit të tij, Nuredin Dumani. Petrit Qoli pretendon se është i pafajshëm dhe i bën një paralelizëm prokurorëve në GJKKO. Sipas tij është më mirë të kenë 10 kriminelë si Nuredin Dumani në Dubai sesa një të pafajshëm përpara togëe të zeza.

“Kam 3 vjet në burg pa parë mbesat e mia. E nderuar gjykatë, më mirë 10 Nuredin Dumani në Dubai, se një i pafajshëm në burg.”- tha ai.

Ndër të tjera, sot do të zhvillohet për herë të parë dëshmia e bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë Erion Alibej.

Dumani ka rrëfyer të paktën 12 vrasje në një dekadë, pjesa më e madhe me pagesë, si dhe krime të tjera të rënda për llogari të grupeve kriminale. Dosja ka të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale nëpër qarqe, përfshi edhe Ervis Martinajn, ‘mbretin e kumarit’, i zhdukur pa gjurmë për rreth 3 vjet. Versus.al

Poll