AKTUALITET /

Krimet në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n

Madje krimet në fushën e drogës në 2025-n ishin më të larta edhe se në 2016-n, kur shënohej rekordi i deritanishëm prej 3,248 procedimesh dhe përkoi me periudhën kur në vend lulëzoi kultivimi i kanabisit.

Shkruar nga Versus

Krimet në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia

Krimet në fushën  e drogës arritën nivel rekord në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Vitin e kaluar u shënuan mbi 3,649 krime në fushën e drogës, me rritje prej 27% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë që është regjistruar ndonjëherë, të paktën që nga viti 2015, kur INSTAT publikon të dhënat. Madje krimet në fushën e drogës në 2025-n ishin më të larta edhe se në 2016-n, kur shënohej rekordi i deritanishëm prej 3,248 procedimesh dhe përkoi me periudhën kur në vend lulëzoi kultivimi i kanabisit.

Tregtimi i drogave, kultivimi etj u rendit si krimi i dytë më i përhapur në vend, vetëm pas shkeljeve të qarkullimit rrugor, që zunë vendin e parë me 6103, me një rritje të lehtë prej 6.8%.
Krimet me dashje kundër shëndetit ishin në vend të tretë, më rritje prej 27%, të ndjekura nga vjedhjet, që ishin 22% më të larta.

Rritje të fortë kishin dhe përndjekjet me gati 70%, ose 392 raste. Korrupsioni shënoi rënie me 8.6%, në 255 raste.

Sipas Instat, në vitin 2025, janë evidentuar gjithsej 38.345 vepra penale, 17,4% më shumë, krahasuar me vitin 2024.

Numri i autorëve të dyshuar për vepra penale në vitin 2025 arriti në 45.334, me një rritje prej 13,2%, krahasuar me vitin paraardhës:

Në vitin 2025, janë regjistruar 19.145 persona të dëmtuar, 7,8% më shumë, krahasuar me një vit më parë:

Numri i procedimeve penale të regjistruara në vitin 2025, është 27.049, me një rritje prej 8,5%, krahasuar me vitin e kaluar:

Në vitin 2025, janë regjistruar 14.356 persona të pandehur, 9,0% më shumë, krahasuar me një vit më parë:

Numri i të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është 4.503, 0,3% më shumë, krahasuar me vitin 2024:

Meshkujt përbëjnë 98,4 % të numrit gjithsej të të burgosurve./Monitor

Tags:

droge

Poll