Unpublished /

Krimet zgjedhore/ Kandidati i PD për deputet, kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Peshkopisë dhe 2 zyrtarë

Shkruar nga Versus
Krimet zgjedhore/ Kandidati i PD për deputet, kallëzon në SPAK
Xhemal Gjunkshi në SPAK

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK për të dorëzuar një kallëzim penal për krime zgjedhore ndaj disa prej zyrtarëve të bashkisë së Peshkopisë.

Mësohet se bëhet fjalë për denoncim ndaj kreut të bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiu, drejtorit të Shërbimeve Publike, Bedri Kamberi dhe kreut të njësisë administrative Luzni, Labinot Murrja.

Sipas Gjunkshit, këta të fundit kanë kryer krime zgjedhore duke u përpjekur të ndikojnë në mënyra të ndryshme në vullnetin e votuesve. Versus.al   

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: