Një tërmet ka goditur Shqipërinë mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.5 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 22:46.
Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në qytetin e Korçës, ndërsa raportime nga terreni bëjnë me dije se tërmeti është ndjerë edhe në Pogradec dhe zonat përreth.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet kanë sjellë frikë dhe ankth tek qytetarët, veçanërisht për shkak të kohës së vonë kur ndodhi ngjarja.
Autoritetet janë në monitorim të situatës dhe apelojnë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet në rast pasgoditjesh të mundshme.








