AKTUALITET /

“Farsë e drejtorisë së burgjeve”, mjeku mohon pengesën për transferimin e 14 vjeçarit: Mbrëmë më njoftuan

Shkruar nga Versus
“Farsë e drejtorisë së burgjeve”, mjeku mohon
Mjeku ortoped Dritan Todhe

Mjeku Dritan Todhe ka reaguar publikisht pas lajmeve të publikuara ku thuhej se ai kishte penguar transferimin në burgun e të miturve të 14 vjeçarit M.P të akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij tek shkolla “Fan Noli”.

Në një video të publikuar, Todhe tha se nuk kishte dijeni përse Drejtoria e Burgjeve e kishte paraqitur këtë si pengesë nga ana e tij. Por shtoi se vetëm mbrëmë u është kërkuar epikriza për të miturin duke sqaruar se mëngjesin e sotëm është dhënë për autoritetet pa ndonjë rezistencë.

“Unë jam mjeku që jam sulmuar nëpër rrjete sociale padrejtësisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si mjeku që kundërshton veprimet e shtetit shqiptar apo drejtorisë së burgjeve. Ju garantoj që gjithçka është një shpifje dhe farsë. Nuk e di pse drejtoria e burgjeve e ka përhapur këtë lajm të rremë ndërkohë që ne kemi bashkëpunim shumë të mirë edhe me drejtorinë e policisë.

Për rastin konkret vetëm mbrëmë në darkë kemi marrë informacion që drejtoria e përgjithshme e burgjeve kërkon një epikrizë të cilën e kemi dhënë mëngjesin e sotëm në orën 09:00. Sepse nuk kishte ndonjë rezistencë nga ana jonë se nuk ka asnjë kuptim”- deklaroi mjeku.

Ndërkohë, i mituri i akuzuar për krimin e rëndë është transferuar tashmë në ambientet e paraburgimit të të miturve në pritje të gjykimit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: