Transferimi në qelinë e paraburgimit i 14 vjeçarit M.P i cil akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij te shkolla “Fan Noli” u vonua dhe u pengua nga mjeku i spitalit privat ku i mituri po merrte mjekimin.
Komisioni i ngritur nga Drejtoria e Burgjeve, po pengohet që të bëjë transferimin e 14 vjeçarit nga doktori Dritan Todhe i cili nuk pranon të dorëzojë ekspertizën për gjendjen shëndetësore të të miturit.
Sot për herë të dytë grupi i pesë ekspertëve ka shkuar për të marrë ekspertizën që përcakton gjendjen shëndetësore të 14 vjeçarit për të vendosur nëse do të transferohet në një institute të të miturve apo jo, por mjeku nuk ua ka vënë në dispozicion, duke zvarritur procesin. Ndërsa pavarësisht kësaj, pas ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur transferimi i 14 vjeçarit vrasës në ambientet e burgut të të miturve.
Në raportin zyrtar të nxjerrë nga policia, në total në ngjarje rezultojnë të jenë përfshirë pesë 14 vjeçarë, mes të cilëve përmendet edhe emri i K.B si një prej personave që ka qëlluar me thikë ndaj viktimës M.C dhe shokut të tij të plagosur L.M.
Mbrëmjen e djeshme, qindra prindër u mblodhën para ministrisë së Arsimit në protestë ku kërkuan dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mos-marrjen e masave të sigurisë nëpër shkolla në mënyrë që të shmangeshin ngjarje të tilla tronditëse. Versus.al








