AKTUALITET /

Finiq/ Flakët përfshijnë disa fshatra, evakuime në Livinë e Ardhasovë! Vengu: Rrezikohet Hidrocentrali i Bistricës!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, bëri me dije se gjatë natës janë evakuuar banorët e Livinës dhe Ardhasovës, ndërsa është ofruar ndihmë mjekësore për të moshuarit.

Shkruar nga Versus

Finiq/ Flakët përfshijnë disa fshatra, evakuime në

Një natë e gjatë dhe sfiduese është regjistruar në disa fshatra të Finiqit, ku flakët kanë vijuar të përhapen të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, bëri me dije se gjatë natës janë evakuuar banorët e Livinës dhe Ardhasovës, ndërsa është ofruar ndihmë mjekësore për të moshuarit.

Vatrat e zjarrit janë regjistruar në Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj, ku kanë ndërhyrë ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol e Sarandë, të mbështetura nga 5 mjete zjarrfikëse, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit.

Sipas ministrit, falë përpjekjeve intensive u sigurua mbrojtja e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar.

Në orët e para të mëngjesit u zhvillua një operacion i suksesshëm për të ndaluar përhapjen e flakëve që kërcënonin Hidrocentralin e Bistricës, ndërsa në zonë pritet ndërhyrje edhe nga ajri.

Për arsye sigurie, qarkullimi në aksin Muzinë–Bistricë mbetet i kufizuar deri në përfundim të operacioneve.

Forcat në terren vijojnë të kontrollojnë çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe i nxehti përvëlues që pritet të mbizotërojë gjatë ditës.

Postimi i ministrit mbrotjes Pirro Vengu:

/Versus.al

 

Poll