AKTUALITET /

U kap me kushëririn e tij me 11 kg kokainë, Gjykata e Kasacionit në Itali vulos dënimin e biznesmenit Gencian Subashi

Gjykata e Kasacionit në Itali ka rrëzuar apelimin e Gentian Subashit, 50 vjeç, duke vulosur përfundimisht dënimin prej 6 vitesh burg për trafik droge, shkruajnë mediat italiane. Subashi, i cili drejton një kompani importi eksporti të specializuar në tregtimin e luleve

Shkruar nga Versus

U kap me kushëririn e tij me 11 kg kokainë, Gjykata e Kasacionit

Gjykata e Kasacionit në Itali ka rrëzuar apelimin e Gencian Subashit, 50 vjeç, duke vulosur përfundimisht dënimin prej 6 vitesh burg për trafik droge, shkruajnë media italiane Latinatu

Subashi, së bashku me kushëririn e tij Shkëlzen Abazi, 38 vjeç, u arrestuan më 30 mars 2023 në Latina, pasi u kapën me një sasi prej rreth 11 kilogramësh kokainë të pastër të fshehur në një kosh plehrash brenda një furgoni Fiat Doblò.

Karabinierët e stacionit Borgo Grappa i ndaluan gjatë një kontrolli rutinë, por sjellja e tyre e nervozuar çoi në kontrollin e mjetit dhe zbulimin e drogës.

Të dy ishin të padënuar më parë dhe banues prej kohësh në Itali ku Abazi ishte i angazhuar në biznesin e lokaleve të natës ndërsa Subashi, drejtonte një kompani importi eksporti të specializuar në tregtimin e luleve

Abazi, i gjykuar me procedurë të rregullt, u dënua në shkallë të parë me 7 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Subashi zgjodhi gjykim të shkurtuar.

Ekspertiza zbuloi se kokaina kishte pastërti 74%, duke e bërë ngarkesën të vlefshme për miliona euro në treg.

Gjatë procesit, kushërinjtë ia hodhën fajin njëri-tjetrit, por të dy u shpallën fajtorë për trafikim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen./Versus.al

Poll