AKTUALITET /

VIDEO/ Fluks i madh në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë-Thanë! Radhë të gjata në kufirin me Greqinë

Autoritetet shqiptare po punojnë me katër sportele në hyrje dhe dy në dalje, duke aplikuar procedura të përshpejtuara për të shmangur pritjet e gjata.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Fluks i madh në pikat kufitare Kapshticë dhe

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar nga dita e djeshme një fluks të lartë hyrjesh nga Greqia drejt Shqipërisë, me dhjetëra automjete të rreshtuara në pritje.

Autoritetet shqiptare po punojnë me katër sportele në hyrje dhe dy në dalje, duke aplikuar procedura të përshpejtuara për të shmangur pritjet e gjata.

Nga pala greke, në dalje janë hapur katër sportele, por numri i madh i emigrantëve që po kthehen për pushime ka shkaktuar ngarkesë në këtë segment kufitar.

Shumë udhëtarë vijnë nga qytete të ndryshme të Greqisë për të kaluar pushimet në vendlindje. Një emigrant nga Korça tha: “Po vij nga Selaniku me nipërit dhe po shkoj në Korçë. Pala greke punonte me dy sportele dhe kalova për dy minuta, nuk pati probleme. Do rri të bëj Shën Mërinë dhe do kthehem.” Një tjetër udhëtar vlerësoi se situata në anën greke ishte e qetë dhe udhëtimi pa vështirësi.

Sipas të dhënave zyrtare, më 8 gusht 2025 në Kapshticë kanë hyrë 6,242 persona dhe kanë dalë 3,557, ndërsa në Qafë-Thanë janë regjistruar 5,248 hyrje dhe 5,073 dalje. Këto tregojnë një fluks të lartë në të dyja pikat kufitare, me dominim të hyrjeve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut./Versus.al

Poll