
Një aksident trafiku është raportuar sot në një prej segmenteve të autostradës, ku një kamion është rrotulluar për arsye ende të panjohura.
Në pamjet e siguruara shihet kamioni i përmbysur në rrugë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa është dëmi material i shkaktuar.
Autoritetet pritet të dalin me informacione zyrtare lidhur me shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e drejtuesit të mjetit. Versus.al

