
Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës, pas disa ditësh në gjendje kritike, si pasojë e plagëve me armë zjarri që mori në kokë.
Adoleshenti u transportua në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, pasi u plagos gjatë një grumbullimi me shokë në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj, në zonën e Kthesës së Kamzës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë natës.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi teksa 19-vjeçari dyshohet se po u tregonte një armë zjarri pa leje disa shokëve të tij, kur arma është shkrepur duke plagosur në kokë 17-vjeçarin.
Fillimisht, të rinjtë kishin deklaruar se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr, por më pas kanë pranuar se incidenti kishte ndodhur brenda banesës.
Pritet që organet ligjzbatuese të japin detaje të mëtejshme lidhur me ecurinë e hetimeve dhe ndryshimin e mundshëm të akuzave pas ndërrimit jetë të të miturit. Versus.al

