AKTUALITET /

GJKKO cakton seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi, ja kur do të zhvillohet gjyqi

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK-u se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë

Shkruar nga Versus

GJKKO cakton seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi, ja kur do

 Më 5 qershor do të mbahet seanca e parë për çështjen e dosjes CEZ-DIA, ku po gjykohen ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhit.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi vendimin që u mor nga nga treshja e re e gjyqtarëve që u zgjodh me short pak ditë më parë: Erjon Bani (relator), Rudina Palloj dhe Marinela Osmani.

Mësohet se seanca e parë do të nisë në orën 11:00.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK-u se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Më herët këtë muaj, më 11 maj, pas një seance e cila zgjati afroi 6 orë, Gjykata e Posaçme ndau në dy pjesë procesin, duke pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar, bërë nga Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi.

Ndërsa këta do të gjykohen më vete me procedurë të përshpejtuar, për Metën e Kryemadhin gjykimi do vijojë me procedurë të zakonshme. Versus.al

Poll