Mediat greke kanë nxjerrë të tjera detaje sa i përket arrestimit të çiftit shqiptar në Athinë, pasi në makinën me të cilën ata lëviznin u gjet lëndë eksplozive dhe një pistoletë.
Mediat kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Armiol Rrasa nga fshati Gradishtë i Divjakës, si edhe Daniela Luari, 33 vjeç.
Më herët mediat raportuan se 39-vjeçari shqiptar ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2008-të pas akuzave për trafik të lëndeve narkotike, por ishte liruar 7 vite më vonë.
Ndërkohë është bërë publik edhe foto e shqiptarit të arrestuar. Pas kontrollit të mjetit policia njoftoi menjëherë skuadrën antibombë, pasi sasisa e eksplozivit ka qenë e madhe.
Mediat raportojnë se policia beson se shqiptari është pjesë e një bande në Athinë dhe eksplozivi do të vendosej në një makinë apo dyqan të një personi që ishte vënë në shënjestër të krimit.
Gjatë marrjes në pyetje shqiptari ka refuzuar të tregojë se nga ishte vendi i origjinës së armës dhe eksplozivit, por nuk përjashtohet pista që ato të kenë ardhur nga Shqipëria.








