
Zbulohet identiteti i një prej personave që goditi protestuesit ditën e djeshme (e shtunë), gjatë përplasjes në Zvërnec
Bëhet fjalë për Geri-n, Gerald Biba i njohur me pseudonimin “Majori”, pronar i një kompanie private sigurie “Major Security” dhe një emër i njohur për publikun, i cili po ashtu ka qenë ish-truproja e reperit Noizy.
Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentet e tensionit, ndërsa qytetarët pretendojnë se ai ka goditur protestuesit me grusht gjatë përplasjes.
Ndërkohë, policia ka nisur procedimin për ngjarjen dhe po heton për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, si dhe rolin e personave të përfshirë në përplasjet që shoqëruan protestën në Zvërnec. Versus.al

