
Policia e Shtetit ka arrestuar një punonjës të një shoqërie private sigurie, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari gjatë tubimit të zhvilluar më 30 maj në zonën e Portonovës, në fshatin Zvërnec.
Sipas njoftimit zyrtar, veprimet hetimore nisën menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqej punonjësi i sigurisë duke goditur me grusht shtetasin me iniciale E. S.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të analizuar dhe dokumentuar të gjitha ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së banorëve të zonës.
Nga hetimet paraprake u identifikua dhe u shoqërua shtetasi Gerald Biba, 32 vjeç, banues në Durrës i cili njihet si ish-truproja i reperit të njohur Noizy.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, ai u arrestua në flagrancë si i dyshuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Sipas Policisë, G. B. fillimisht ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V., të cilët janë proceduar penalisht, e kanë tërhequr me forcë drejt zonës së rezervuar për rojet e sigurisë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Ndërkohë, krahas hetimeve penale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar edhe nisjen e një hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Hetimi do të fokusohet në masat e marra dhe mënyrën e menaxhimit të tubimit të zhvilluar në Portonovë.
Policia e Shtetit deklaron se mbetet e angazhuar për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, garantimin e sigurisë publike dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje apo abuzimi me detyrën.
Njoftimi i plotë
Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqet një punonjës i shoqërisë private të sigurisë duke goditur me grusht shtetasin E. S., Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të analizuar dhe hetuar të gjitha veprimet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026 nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.
Policia e Shtetit është e vendosur të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës, si dhe të ndëshkojë çdo punonjës policie që neglizhon detyrën apo abuzon me të.
Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqet një punonjës i shoqërisë private të sigurisë duke goditur me grusht shtetasin E. S., Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të analizuar dhe hetuar të gjitha veprimet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026 nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.
Policia e Shtetit është e vendosur të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës, si dhe të ndëshkojë çdo punonjës policie që neglizhon detyrën apo abuzon me të.Versus.al

