
Ditën e sotme, (e diel) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare në mesditë deri pasdite në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje.
Vranësirat në zonën e jugut do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Elbasan. Në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 27 °C
në vendet e ulëta: 15 / 29 °C
në vendet malore: 10 / 25 °C

