AKTUALITET /

Aksident në aksin Lushnje-Fier, “Audi” del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferja

Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një shtetase rreth 65 vjeçe ndërsa drejtuesja e mjetit nuk ka pasur probleme

Shkruar nga Versus

Aksident në aksin Lushnje-Fier, “Audi” del nga rruga dhe

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier në dalje të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një mjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë përgjatë rrugës. Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një shtetase rreth 65 vjeçe ndërsa drejtuesja e mjetit nuk ka pasur probleme.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa po merret dhe me disiplinimin e trafikut rrugor tepër të ngarkuar.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për humbjen e kontrollit të drejtueses mbi mjetin që ka shkaktuar dhe daljen nga rruga me shpejtësi të lartë. Versus.al

Poll