AKTUALITET /

E rëndë në Korçë/ Lajmëroi fqinjen se nuk ndihej mirë, 84-vjeçarja ndërron jetë në oborrin e shtëpisë

Viktima 84-vjeç nuk është ndjerë mirë dhe ka njoftuar fqinjen e saj për t’i kërkuar ndihmë, por sapo i ka hapur derën ka rënë përtokë duke humbur jetën

Shkruar nga Versus

E rëndë në Korçë/ Lajmëroi fqinjen se nuk ndihej

Një e moshuar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në qytetin e Korçës mbrëmjen e djeshme.

Viktima 84-vjeç nuk është ndjerë mirë dhe  ka njoftuar fqinjen e saj për t’i kërkuar ndihmë. Sapo ajo ka mbërritur dhe 84-vjeçarja i ka hapur derën, kjo e fundit ka rënë përtokë dhe ka ndërruar jetë në oborrin e banesës së saj.

Edhe pse është njoftuar menjëherë ambulanca, ekipi mjekësor e ka gjetur të  moshuarën pa shenja jete.

Në banesë kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të rastit. Versus.al

Poll