AKTUALITET /

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ish-trajneri legjendar i volejbollit shqiptar, Kreshnik Tartari

Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti

Shkruar nga Versus

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ish-trajneri

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, ish-trajneri legjendar i volejbollit shqiptar, Kreshnik Tartarit, një prej figurave më emblematike të sportit, i cili la gjurmë të pashlyeshme si lojtar, trajner dhe drejtues sportiv.

I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta.

Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.

Megjithatë, suksesi më i madh i Kreshnik Tartarit erdhi në rolin e trajnerit.

Ai konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e volejbollit shqiptar, duke ndërtuar dhe drejtuar breza të tërë sportistesh që dominuan sportin në vend dhe u bënë të njohura edhe në arenën ndërkombëtare. Versus.al

Poll