AKTUALITET /

FOTO/ ‘’Isha në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme’’, Shqipëria në dosjet Epstein, zbulohet emaili i ish-zyrtarit të KiE

Shkruar nga Versus
FOTO/ ‘’Isha në Tiranë, vajza të
Thorbjorn Jagland dhe Jeffrey Epstein

Pas publikimit të miliona faqeve nga dosja e Jeffrey Epstein është zbuluar se edhe Shqipëria rezulton e përmendur. Konkretisht një email i 25 majit të vitit 2012 tregon se Thorbjorn Jagland një ditë pas vizitës zyrtare në Shqipëri i kishte dërguar një mesazh Jeffrey Epstein të cilit i shkruan mes të tjerash: “Çkemi Jeffrey nuk të kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”.

Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe burimeve publike.

FOTO/ ‘’Isha në Tiranë, vajza të
Emaili i dërguar nga Jagland

Sipas arkivave zyrtare, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Jagland ka zhvilluar takime institucionale me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm i kohës, Sali Berishën, kryeministër, Bamir Topin, president i Republikës. Vizita ishte pjesë e angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri.

Jagland ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucioni paneuropian që mbikëqyr demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në 47 vende. Ai ka qenë gjithashtu ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë.

Email-i i publikuar nuk përmban detaje mbi takime private apo aktivitete jashtë axhendës zyrtare të vizitës në Tiranë. Komenti i bërë në këtë komunikim privat nuk shoqërohet me shpjegime apo kontekst shtesë dhe, deri më tani, nuk ka prova publike që të tregojnë për ndonjë vijimësi konkrete përtej këtij mesazhi.

Megjithatë, fakti që ky komunikim është zhvilluar me Jeffrey Epstein, një figurë e përfshirë më vonë në skandale të rënda ndërkombëtare, ngre pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënieve dhe kontakteve private me figura të larta institucionale, çështje që mbeten ende të paqarta dhe të hapura për sqarim. Versus.al

Poll