AKTUALITET /

FOTO-LAJM/ Protesta e 18-të kundër qeverisë, bulevardi mbushet me "flamingo"

Dhjetëra të rinj parakaluan me flamingo në duar, duke krijuar një performancë simbolike që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve

Shkruar nga Versus

FOTO-LAJM/ Protesta e 18-të kundër qeverisë, bulevardi mbushet me

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush këtë të mërkurë me flamingo rozë, simboli që tashmë identifikon protestën qytetare të nisur kundër projektit të ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Mes mijëra protestuesve që u mblodhën për të 18-ën ditë radhazi para Kryeministrisë, dhjetëra të rinj parakaluan me flamingo në duar, duke krijuar një performancë simbolike që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Shpendët, të cilët përfaqësojnë ekosistemin e Lagunës së Nartës dhe Zvërnecit, janë kthyer në një emblemë të rezistencës kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Protestuesit e lidhën këtë simbolikë edhe me amendamentin e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku kërkohet forcimi i mbrojtjes së zonave të mbrojtura dhe rishikimi i ligjit të vitit 2024 që ka ngjallur debat të gjerë publik.

Ndërkohë, nga podiumi i improvizuar u përsëritën thirrjet për vijimin e protestave deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Rama në burg, Berisha në burg” ishin disa nga sloganet që dominuan tubimin.

Në protestë ishte i pranishëm edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj, i cili përcolli një mesazh për qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë.

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një popull.Versus.al

Poll