Një banesë në fshatin Sovjan të Maliqit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas të dhënave paraprake, zjarri është përhapur me shpejtësi në dy dhoma të shtëpisë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të izolojnë dhe të shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth.
Policia ndodhet në terren dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.
Vetëm pak ditë më parë, Maliqi u trondit nga një tjetër ngjarje tragjike, kur një banesë u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një nëne dhe djalit të saj. Ndërsa vajza e familjes mbeti rëndë e plagosur nga djegiet dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve, duke luftuar për jetën./Versus.al







