AKTUALITET /

Të përfituara nga paratë e krimit, konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishullin e Shëngjinit

Sipas njoftimit zyrtar, konfiskimi u krye në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në vitin 2022.

Shkruar nga Versus
Të përfituara nga paratë e krimit, konfiskohen 7 pasuri në
Bregu i lumit Drin-Foto ilustruese

Policia e Lezhës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke konfiskuar shtatë pasuri të llojit “arë”, me një sipërfaqe totale prej 15,028 m², të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin.

Sipas njoftimit zyrtar, konfiskimi u krye në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në vitin 2022.

Hetimet kanë ngritur dyshime se këto pasuri janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Aksioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

"Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2", njofton policia./Versus.al

Poll