
Sot Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurimit ndaj Aldo Avdylajt, 37 vjeçarit i cili u arrestua ditën e djeshme brenda një apartamenti në zonën e Liqenit të Thatë ku fshihej prej vitesh.
Ajo çfarë vihet re është ndryshimi radikal tek vrasësi me pagesë i cili duke patur parasysh një foto të tij të mëparshme të publikuar nuk njihet fare dhe duket si person krejt tjetër duke e bërë të vështirë pikasjen e tij.
Burime bëjnë me dije se Avdylaj i cili kërkohej për organizimin e vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021 dhe për krime të tjera ndaj personit, mund të mos ketë dalë asnjëherë nga apartamenti ku ishte fshehur. Fillimisht ka tentuar arratisjen, por kur pa se ishte i rrethuar, u dorëzua. Versus.al







