Live Updates /

Pas vitesh arratisje, kapet nipi i Astrit Avdylajt! 37 vjeçari fshihej në Tiranë, flinte me pistoletë poshtë jastëkut

*Forcat RENEA dhe Operacionalja kanë zhvilluar sot një operacion në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë pranë kopshtit Zoologjik ku edhe fshihej i shumëkërkuari, Aldo alias Elidon Avdylaj, 37 vjeç. *Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut në 2021-in si dhe për krime të tjera kundër personit. Përgjimet e zbardhura në SkyEcc treguan sesi në bashkëpunim me xhaxhain e tij, Astrit Avdylajn i cili dyshohet si kreu i grupit, Aldo Avdylaj organizoi vrasjen e Bregut në Durrës. *Emri i tij shfaqet edhe në komunikime me Aleksandër Lahon (Rrumin e Shijakut) me të cilin fliste për eleminimin e Plarent Dervishajt si dhe tjetërsimin e pronave në kadatrën e Durrësit. Gjithashtu 37 vjeçari përmendet edhe në komunikimet e Astrit Avdylajt me biznesmenin e zhdukur Ervis Martinaj sa i takon përpjekjes për eleminimin e dështuar të Durim Bamit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
4 ORE ME PARE

VIDEO/ Me pistoletë poshtë jastëkut, momenti kur RENEA kap Aldo Avdylajn në Tiranë

Pas vitesh arratisje, kapet nipi i Astrit Avdylajt! 37 vjeçari fshihej

Është dashur një operacion i mirëorganizuar nga forcat RENEA dhe Operacionalja e Tiranës për të kapur të shumëkërkuarin Aldo Avdylaj i cili fshihej në një apartament pranë kopshtit Zoologjik në kryeqytet.

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë momentin e ndërhyrjes së RENEA-s. Gjatë kontrollit u zbulua një armë zjarri pistoletë të cilën 37 vjeçari e mbante poshtë jastëkut.

“Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”- njofton policia krahas videos së publikuar. Versus.al

4 ORE ME PARE

"Unë vr*s 10 vetë nëse thua ti", kush është i rrezikshmi që u arrestua sot në Tiranë? I përfshirë edhe tek plani kundër Durim Bamit

Pas vitesh arratisje, kapet nipi i Astrit Avdylajt! 37 vjeçari fshihej

Sot u arrestua në Tiranë Aldo Avdylaj, një prej personave të përfshirë në dosjen ‘Metamorfoza’ dhe atë të Rrumit të Shijakut në Durrës me tjetërsimin e pronave dhe eleminimin e anëtarëve të grupit të Plarent Dervishajt.

Përgjimet e zbardhura në SkyEcc si pasojë e të cilave u arrestua edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS, Loer Kumes, tregojnë sesi Aldo dhe Astrit Avdylaj bashkërendonin veprimet për të vrarë Edmir Bregun për të cilin dyshonin se qëndronte pas një plani për eleminimin e Aldo Avdylajt.

Në këtë ngjarje, vëllai i deputetit ka patur rolin e ndihmësit duke u dhënë informacione autorëve, ndërsa Alfred Doka dyshohet të ketë qenë ekzekutuesi me pagesë.

Përgjimet e SkyEcc tregonin sesi Avdylajt gjakftohtësisht planifikonin ngjarje kriminale në zonë për të ngjallur terror dhe frikë ndërsa ishin përfshirë edhe në përplasjen e Rrumit të Shijakut dhe grupit të Plarent Dervishajt për të sfiduar pushtetin e këtij të fundit në Durrës.

Sipas burimeve të hetimit, Avdylaj rezulton i përfshirë në përgjime ku dëgjohet të thotë: “Unë vras 10 vetë, nëse thua ti”, një frazë që hedh dritë mbi strukturën hierarkike dhe mënyrën e funksionimit të grupit që kishte në krye Astrit Avdylajn. Po ashtu, Aldo Avdylaj rezulton i përfshirë në tjetërsimin e pronave në Durrës.

Ndërsa më herët emri i tij përmendet edhe tek dosja “Metamorfoza” ku biznesmeni i zhdukur i kërkonte Astrit Avdylajt njerëz për të vrarë Durim Bamin dhe Avdylaj i dërgoi nipin e tij. Por atentati mbeti vetëm i planifikuar pasi pavarësisht organizimit dhe përpjekjes së disa grupeve kriminale, Durim Bami arriti të shpëtonte pa u gjetur. Versus.al

5 ORE ME PARE

Pjesë e grupit të Shijakut, kapet në Tiranë i shumëkërkuari Aldo Avdylaj! Fshihej pranë Kopshtit Zoologjik

Pas vitesh arratisje, kapet nipi i Astrit Avdylajt! 37 vjeçari fshihej
Aldo Avdyli dhe xhaxhai i tij Astrit Avdyli (i arrestuar)

Tiranë- Forcat Operacionale kanë arrestuar të shumëkërkuarin Aldo Avdylaj gjatë një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik.

Nipi i kreut të grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj, prej vitesh ishte shpallur në kërkim si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Përgjimet e zbardhura së fundmi nga SPAK kanë provuar përfshirjen e tij në disa ngjarje kriminale.

Aldo alias Elidon Avdylaj dyshohet të jetë bashkëorganizatori i vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës në kuadër të planit për hakmarrje lidhur me atentatin që viktima kishte kryer ndaj tij. I përshkruar si person tejet i rrezikshëm, Avdylaj dyshohet se ishte pjesë e grupit me pagesë si dhe grupit të tjetërsimit të pronave në Durrës.

Në përgjimet e zbardhura në SkyEcc me biznesmenin e zhdukur Ervis Martinaj, xhaxhai i Aldo Avdylajt, Astrit Avdylaj shprehte gatishmërinë për të ndihmuar në eleminimin e Durim Bamit në Fushë Krujë me anë të nipit të tij. Versus.al

Poll