
Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë "arrest me burg" për 22 prej 25 të arrestuarve që u prangosën në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku furnizonin me drogëra të forta lokalet e natës. Për dy prej të arrestuarve ka ndryshuar masa e sigurisë.
Konkretisht për të vetmen femër të arrestuar, Xhoana Rustemin, u caktua "detyrim paraqitje" dhe për Albert Shushkun u caktua "arrest shtëpie". Për një tjetër u la në fuqi masa e arrestit të shtëpisë që i ishte caktuar gjatë operacionit.
Në paraburgim janë lënë edhe dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi të cilët dyshohen si krerët e grupit kriminal. Përveç kokainës që policia u gjeti gjet në banesat e tyre, vëllezërve iu sekuestruan edhe rreth 20 mijë euro.
Blutë bënë me dije se kishin identifikuar 42 persona si pjesë e grupit që shiste drogë, por për 33 prej tyre u lëshuan masa arresti, 25 u ekzekutuan, ndërsa 8 persona të tjerë janë në kërkim.
Të arrestuarit gjatë operacionit që zhvilloi policia mbrëmjen e së enjtes:
1. Arnold Hida
2. Durim Gurzi
3. Artur Gurzi
4. Elvis Sejdo
5. Julian Bushati
6. Adnan Hida
7. Sabian Jashari
8. Mario Avdiaj
9. Geraldo Kovaçi
10. Albert Shushku
11. Emrah Mustafaj
12. Xhoana Rustemi (Hasani)
13. Vladimir Qerimi
14. Myzafer Xhanari
15. Albi Shehu
16. Ledio Dervishi
17. Juljan Rabushja
18. Elisard Rrustaj
19. Kledi Sinani
20. Bledar Duka
21. Kevin Troplini
22. Samuel Demiri
23. Ardit Dervishi
24. Faik Kurti
25. Ledin Kazanxhi
Hetimet vazhdojnë për kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al







