
Punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiaj 37 vjeç ka tentuar vetëvrasjen gjatë mesditës së sotme, ndërsa ndodhej në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti. Paraprakisht mësohet se ai ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit dhe është transportuar në spital me urgjencë, në gjendje të rëndë.
Burimet për Versus.al bëjnë me dije se rreth orës 11:09 eshte njoftuar salla operative se në zonën e Qytetit Studenti në një banesë private shtetasi Henri Drini Haxhiraj rreth 37 vjeç ka qëlluar veten me armë zjarri. Nga sa deklarojnë familjarët ky shtetas është punonjës i Gardës së Republikës dhe ka vuajtur nga depresioni, ndërsa nuk dihet se si një person me probleme në shëndetin mendor është lejuar të mbajë armë dhe të vijojë detyrën në këtë institucion. Haxhiraj jetonte me familjen dhe është i pamartuar./ Versus.al







