AKTUALITET /

Gardisti që tentoi t'i japë fund jetës është vëllai i këngëtares së njohur, u arrestua vite më parë për falsifikim dokumentash

Punonjësi i Gardës mësohet të jetë, Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj.

Shkruar nga Versus
Gardisti që tentoi t'i japë fund jetës është
Sheila Haxhiraj dhe Henri Haxhiraj

Efektivi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, që tentoi t'i jap fund jetës me armën e shërbimit është vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj.

Sipas njoftimit të policisë Haxhiraj ka qëlluar veten me armë zjarri në banesën e tij ku më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa në janar të vitit 2022, Haxhiraj ishte arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve.

Haxhiraj së bashku me tre të tjerë kishin ngritur një laboratorë në Lezhë, Tiranë e Elbasan për falsifikimin e dokumenteve të identifikimit me shtetësi të huaj, përkatësisht bullgarë dhe spanjollë, kundrejt një shume nga 500 euro deri në 300 mijë euro.

Rrjeti i falsifikatorëve, në shënjestër kishte klandestinët që kërkonin të kalonin nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ /Versus.al

 

Poll