AKTUALITET /

“Gazetarët po më bënin copa në media”, Rexhepi për Jan Prengën: Fotot ia dhashë unë Artan Hoxhës

Gjykata pranoi kërkesën e avokates së Rexhepit për të nxjerrë nga salla gazetarin Artan Hoxha në favor të dëshmisë së 'mbretit' të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

Shkruar nga Versus

“Gazetarët po më bënin copa në media”, Rexhepi

Dritan Rexhepi në dëshminë e bërë në Gjykatën e Posaçme mohoi të ketë pasur gisht në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ai tha se nuk është ai porositësi dhe se për këtë gjë ka dëshmuar edhe vëllai i viktimës.

Madje tha se fotot e momentit kur Jan Prenga shfaqet i pajetë në kompleksin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit, ia kishte dërguar ai gazetarit Artan Hoxha për të treguar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nga familjarët mora vesh që akuzohesha për një rrëmbim të një personi që ishte zhdukur. Tentova të merrja informacion në prokurori përmes një familjari tim, nuk mora dot. Ndërmjet këtij familjari u mundova dhe më thanë që ka disa përgjime mes një personi që ka thënë jam Gramozi nga Vlora dhe familjarëve. Këto përgjime telefonike nuk kanë dalë kurrë. Pse nuk i nxirrni, kur thuhet që ka përgjime mes meje dhe familjarëve të viktimës. Ju keni hipur në trrenin e gabuar dhe kërkoni të shkoni atje ku doni ju. Nuk jam unë personi. Ka ardhur dhe vetë vëllai i viktimës ketu dhe ka thënë këto fjalë. Doni të bëni përballje mes meje dhe tij, nuk kam kundërshtime. Apo ta bëjmë me foto? E bëjmë. Unë nuk i njoh ata persona. Unë mbaj përgjigjësi çfarë bëj unë, jo çfarë thonë të tjerët. Nuk keni bërë asnjë lloj procedure. Pse nuk keni bërë? Nuk kam të drejta unë në këtë shtet? Më thanë për Jani Prengën, familjarët e mi, burri motrës time Dorjan Velaj. Ai takoi një gazetar te prokuroria, dhe une fola me gazetarin përmes kunatit tim. Përmes avokatit tim me vinin gazetat e fotokopjuara. Ndërkohë që kunati im shkoi te prokuroria e Tiranës për këtë çështje, takoi një gazetar dhe i tha dy gjëra. O zoti gazetar i thash nuk jam unë personi që po flitet. Fola me Artan Hoxhën. I dhashë disa foto dhe ai i publikoi”- u shpreh Rexhepi në GJKKO.

Ndërsa avokatja e tij kërkoi që gazetari Hoxha të largohet nga salla e gjyqit për efekt të dëshmisë së klientit të saj. Gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe i kërkoi gazetarit që të linte sallën.

Më tej i pandehuri, tha se i frikësohej një hasmërie me familjarët e viktimës dhe për këtë arsye i kishte dhënë Hoxhës pamje që t’ua tregonte për të parë se nuk është ai personi që kërkojnë.

Ai mohoi të ketë pasur njohje me persona të tjerë të përmendur në këtë ngjarje, ndërsa tha se kurrë nuk ishte takuar nga afër me gazetarin Hoxha, por kunati i tij i kishte dhënë fotot.

“Gazetarët po më bënin copa në media. Problemi ishte i hasmërisë sepse po akuzohesha se kisha marrë një person peng. I thash Tan Hoxhës, o zotëri merri këto pamjet dhe publikoi sepse nuk jam unë. Merri fotot të shtëpia i thash, qe familjarët të kuptojne që nuk jam unë. Unë nuk jam Gramozi nga Vlora qe flitet aty. Gramoz nga Vlora ka 500 vetë. Pa bërë asnjë lloj hetimi akuzohem unë. Unë kisha nje emër, Dritan. Emrin Gramoz e kam patur në fëmijëri, deri në moshen 25 vjeç. Vetëm familjarët me thërrisnin Gramoz. Nuk jam i martuar, kam fëmije me një ekuadorianr. Kam dy fëmijë 5 dhe 3 vjeç.

Me Artan Hoxhën nuk jam takuar asnjëherë nga afër. Familjari im e takoi rastësisht dhe pinë një kafe. Nuk kam patur kontakte të tjera me asnjë lloj gazetari. Për Ndrek Prenga nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Vetëm në gazeta kam lexuar. As për Astrit Prengën, në asnjë rrethanë. Me Gentjan Doçaj nuk kam njohje. Artan Doçaj nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Aldo Majnishta jo. Geraldo Martini jo. Asnjë shtetas i njohur si “Doda” nuk njoh. Telefon në burg nuk kam patur, nuk punonin për shkak të antenave”- shtoi Rexhepi në procesin gjyqësor ku dëshmon për herë të parë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: