AKTUALITET /

Gazetari padit në SPAK, Onkologjikun dhe ministren e Shëndetësisë: Pajisja jetike për gratë me kancer e vetmja në Shqipëri nuk punon

Kallëzimi i Stafës është bërë ndaj drejtuesve të QSUT dhe titullarëve të pavijonit të Spitalit Onkologjik, drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe çdo personi që rezulton të ketë patur një detyrë ligjore dhe funksionale për mirëmbajtjen e aparaturës së brakiterapisë në QSUT.

Shkruar nga Versus
Gazetari padit në SPAK, Onkologjikun dhe ministren e
Foto montazh: Albana Koçiu, spitali Onkologjik

Gazetari Osman Stafa ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, duke denoncuar mungesën e trajtimit me brakiterapi për gratë që luftojnë me kancerin gjinekologjik në Shqipëri.

Kallëzimi i Stafës është bërë ndaj drejtuesve të QSUT dhe titullarëve të pavijonit të Spitalit Onkologjik, drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe çdo personi që rezulton të ketë patur një detyrë ligjore dhe funksionale për mirëmbajtjen e aparaturës së brakiterapisë në QSUT.

“Ky nuk është vetëm një aparat, por një mundësi jete. Kur shteti harron të mirëmbajë një pajisje që shpëton jetë, kjo nuk është thjesht neglizhencë, është krim”, shkruan Stafa në një postim në FB, ku ka bërë publike edhe kallëzimin penal të dorëzuar në SPAK.

Ai njofton se kallëzimi është vetëm hapi i parë në një betejë për të sjellë drejtësi dhe për të marrë përgjegjësitë për këtë situatë të rëndë. “E vërteta nuk do fshihet më. Heshtja nuk është më opsion”, deklaroi ai./Versus.al

Gazetari padit në SPAK, Onkologjikun dhe ministren e

Gazetari padit në SPAK, Onkologjikun dhe ministren e

 

 

 

Poll