Korçë- Një 52 vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Mborje.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 52 vjeçari i identifikuar si M.X është vetëvarur.
“Rreth orës 08:50, në fshatin Mborje, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi M. X., 52 vjeç”- thuhet në njoftim.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. Versus.al







