AKTUALITET /

Gjendet i pajetë 65-vjeçari! Ja çfarë dyshon policia

Shkruar nga Versus

Gjendet i pajetë 65-vjeçari! Ja çfarë dyshon policia

Është gjetur 65 vjeçari i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me të afërmit e tij.

Shtetasi me inicialet M. D., është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 12 të Durrësit.

Policia bënë me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të ndierit.

Dyshohet se 65-vjeçari e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Poll