AKTUALITET /

Policia gjen makinën e dytë që u përdor në atentatin e çiftit Mujeci! Ja çfarë u gjet brenda në automjet!

Sipas policisë, automjeti dyshohet se është përdorur nga bashkautorët që kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Shkruar nga Versus
Policia gjen makinën e dytë që u përdor në atentatin e
Viktimat Kreshnik dhe Gentianja Mujeci

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e çiftit Mujeci në zonën e Torovicë. Policia e Lezhë ka gjetur një nga automjetet e dyshuara të përfshira në ngjarje.

Bëhet fjalë për një mjet tip “Audi A4”, i cili u lokalizua në një rrugë dytësore, në një arë pranë një kanali.

Sipas policisë, automjeti dyshohet se është përdorur nga bashkautorët që kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Gjatë këqyrjes së mjetit, brenda tij janë gjetur dokumente që u përkasin personave të shpallur në kërkim, çka pritet të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike për të zbardhur më tej rolin e tij në krim.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet intensive në terren për lokalizimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Lezhës për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë.

Policia gjen makinën e dytë që u përdor në atentatin e
Makina e gjetur nga policia

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.

Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.

Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Poll