POLITIKË /

“KAYO” marrëveshje për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: Do eksportojmë dhe për vendet aleate

Kreu i qeverisë tha se dy anijet e para që do prodhohen do i kalojnë Shqipërisë për rritjen e flotës detare.

Shkruar nga Versus
“KAYO” marrëveshje për prodhimin e anijeve në
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në firmosjen e marrëveshjes mes kompanisë “KAYO” dhe “Ficantieri” për prodhimin e anijeve lundruese në kantierin e Pashalimanit.

Rama tha se kjo marrëveshje është mjaft e dobishme për sigurinë dhe për industrinë shqiptare pasi të rinjtë do të mund të marrin formësim nga ekselenca italiane.

“Kjo marrëveshje kërkon të përcaktojë një vullnet dhe një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka të re të veçantë e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare këtu në territorin tonë dhe do të shërbejë për inovacionin. Nga ana tjetër kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë e shkollës industriale të Vlorës të cilët do të jenë të parët që do kontaktohen të marrin pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur në një të ardhme shumë të afërt. Do të jenë të shoqëruar në formimin e tyre nga profesionistë dhe do të arsimohen si në Itali ku kantieri ka bazën e saj, por edhe në Shqipëri në Pashaliman”- tha Rama.

Duke nënvizuar faktin se dy anijet e para që do të prodhohen do të jenë për Shqipërinë, Rama tha se në vazhdim do të vijohet edhe me eksportin e këtyre anijeve drejt vendeve aleate të NATO-s.

“Dy anijet e para do të ndërtohen për forcat tona të armatosura dhe do çojnë në 7 numrin e mjeteve tona. Ky është një numër optimal sa i përket peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe. Prodhimi do vazhdojë më tej për të eksportuar këto anije ku sigurisht është e qartë se teknologjia e re do të zbatohet. Është diçka fantastike që kemi arritur në këtë pikë. Kjo marrëveshje është një ëndërr për Shqipërinë dhe forcat e Shqipërisë”- tha kryeministri. Versus.al

Poll