AKTUALITET /

Gjendet i vdekur një person në Tiranë, në vendngjarje sekuestrohet pistoleta (Detaje)

Dyshohet se kemi të bëjmë me vetëvrasje brenda një banese pranë Liqenit të Thatë.

Shkruar nga Versus

Gjendet i vdekur një person në Tiranë, në vendngjarje

Tiranë- Një person është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në rrugën ‘’Peti’’. Trupi i pajetë i 60 vjeçarit Ilmi Sina, është konstatuar nga policia rreth orës 18:05 të mbrëmjes së sotme.

Në vendngjarje u gjet një armë zjarri të cilën dyshohet se 60 vjeçari i ndjerë e ka përdorur për t’u vetëvrarë.

Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa grupi hetimor, ndodhet në banesën e viktimës për të zbardhur dinamikat dhe rrethanat e ngjarjes. Versus.al

Poll