AKTUALITET /

Gjendet një person i pajetë në Novoselë, çfarë raportohet

Shkruar nga Versus

Gjendet një person i pajetë në Novoselë, çfarë

Korçë- Një i moshuar 81 vjeçar me inicialet H.T është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Fitore të Novoselës.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë disa ditë më parë për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa trupi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll