AKTUALITET /

Gjendet një trup i pajetë afër urës së Bahçallëkut

Shkruar nga Versus

Gjendet një trup i pajetë afër urës së

Trupi i pajetë i një personi rreth 40 vjeç, është gjetur pasditen esotme në zonën e urës së Bahçallëkut në Shkodër.

Burime nga policia thanë se, në trupin e pajetë nuk ka shenja dhune, ndërsa kanë qenë peshkatarët që kanë njoftuar policinë.

Ende nuk është identifikuar viktima, ndërsa nuk dihet nëse është mbytur në atë zonë, apo e ka sjellë lumi Drin.

Shkodër/Informacion paraprak.

Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të  gjata ngjyrë gri,  pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Poll