Gjykata e Posaçme ka dënuar në total me 27 vite burg Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin të cilët akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë u pushua çështja për Fatmir Minajn dhe Meridian Sulajn të cilët ishin dënuar më parë për të njëjtat vepra penale.
Habilaj u shpall për trafik droge në 4 episode gjatë viteve 2013-2017 në Shqipëri dhe Itali. Habilaj u dënua me 15 vite burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 10 vite.
Ndërkohë Nezar Seiti është dënuar me 12 vite burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” për 4 episode drejt Italisë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Seiti është dënuar me 8 vite burgim. Versus.al

