AKTUALITET /

GJKKO e dënon për inceneratorin e Tiranës, por Alqi Bllako lirohet nga qelia

Shkak për këtë vendim është bërë koha e Bllakos në paraburgim.

Shkruar nga Versus

GJKKO e dënon për inceneratorin e Tiranës, por Alqi Bllako

Pavarësisht se Gjykata e Posaçme e dënoi sot ish-deputetin Alqi Bllako me 4 vite burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të pozicioneve publike, Bllako është liruar sot nga qelia. 

Seanca maratonë nisi në orën 09:30 të mëngjesit me trupën gjykuese të kryesuar nga Rudina Palloj e cila vendosi shpalljen e fajësisë për Bllakon për korrupsion pasiv dhe përfitimin e 119 mijë euro dhe 7 milionë lekë,  teksa dënimi i zbret me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar në 2 vite e 8 muaj burg. SPAK kërkoi një vit më shumë se sa vendosëm togat e zeza.

Sipas avokatëve, Bllako do të lirohet nga qelia pasi gjykata vendosi shuarjen e masës nëse nuk qëndron në burg për ndonjë vepër tjetër penale. Gjatë shqyrtimit gjyqësor prokurori Dritan Prençi pranoi se Gjykata e Durrësit e ka liruar me kusht për inceneratorin e Elbasanit, teksa Bllakos iu shua masa sipas mbrojtjes pas rikualifikimit të veprës penale për inceneratorin e Fierit.

Kjo gjë është vendosur pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon. Kujtojmë se kjo seancë ishte rigjykim për Bllakon pas vendimit të Apelit që konstatoi shkelje proceduriale për çështjen. Bllako përveçse kërkoi pafajësinë, parashtroi në gjykatë edhe rrethanat familjare duke thënë se njëri prej fëmijëve të mitur, po e përjeton shumë rëndë burgosjen e tij. Ish-deputeti u arrestua në mars të vitit 2022, një ditë pasi kishte dhënë dorëheqjen nga mandati si ligjvënës i PS. Versus.al

Poll