AKTUALITET /

GJKKO e la në qeli, Veliaj mbërrin në ambientet e paraburgimit të Durrësit

Shkruar nga Versus

GJKKO e la në qeli, Veliaj mbërrin në ambientet e paraburgimit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për të cilin mbrëmë GJKKO konfirmoi masën “arrest me burg”, ka mbërritur në ambientet e paraburgimit të IEVP Durrës.

Mbrëmjen e kaloi në bllokun e sigurisë “Mine Peza”, ndërsa mëngjesin e sotëm mbërriti në ambientet e paraburgimit të Durrësit ku do të qëndrojë teksa hetimet dhe procesi gjyqësor ndaj tij do të vazhdojë.

Mbështetësit e tij gjatë momentit kur makina e policisë ku ndodhej kryebashkiaku, po dilte nga ambientet e GJKKO, tentuan të bllokonin rrugën duke vendosur pankarta para xhamit të shoferit. Ndërsa forcat e policisë ishin pothuajse inekzistente. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: