POLITIKË /

“Humbës është ai që gërmon aty ku ra”, Rama për Kuvendin: Pyeta Diellën, ja çfarë më tha

Rama thotë se ministrja virtuale e ka këshilluar që të mos e pengojë kundërshtarin që po gabon.

Shkruar nga Versus
“Humbës është ai që gërmon aty ku ra”, Rama
Edi Rama dhe Taulant Balla në seancën e sotme plenare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi lidhur me seancën e parë të zhvilluar sot për Kuvendin e legjislaturës XI. Seanca  u mbyll me protestën e opozitës që bllokoi foltoren duke mbajtur në duar foto të zyrtarëve të PS të cilët i akuzon për afera korruptive.

Rama shkruan në rrjetin social ‘X” se gjatë një bisede me ministren virtuale “Diella” kjo e fundit e kishte këshilluar që të mos e pengojë kundërshtarin kur po gabon.

“Humbës është ai që gërmon aty ku ra”, Rama

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!  Si i bëhet e pyeta?  Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”- u shpreh kryeministri duke thënë se pas seancës së sotme ishte konsultuar me ministren virtuale të krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Versus.al

Poll