Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar aktet shtesë që GJKKO i kërkoi për plotësimin e hetimeve ndaj deputetit të Partisë, Asllan Dogjani i cili është marrë i pandehur për fshehje pasurie.
Bëhet fjalë për një apartament për të cilin Dogjani pretendon se e përfitoi në sajë të shërbimeve të konsulencës, por sipas hetimeve të SPAK pagesa e shumës prej 121.980 eurosh, është bërë "cash" me para në dorë.
Seanca paraprake pritet të mbahet më 8 maj.
Ndërkohë, Dogjani i cili kandidon për një tjetër mandat deputeti në listën e hapur të PD për qarkun e Tiranës, e ka cilësuar procesin ndaj tij si të iniciuar politikisht. Versus.al








